Sport25 Shkurt 2024, 19:40

Perlë nga jashtë zonës, Ernest Muçi e bën “sefte” në mënyrën e duhur me fanelën e Beshiktashit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Perlë nga jashtë zonës, Ernest Muçi e bën

Pas disa paraqitjeve të mira, Ernest Muçi ka arritur të gjejë golin e parë me fanelën e Beshiktashit. 
Skuadra bardhezi po fiton 0-2 derbin me Istanbulspor, për javën e 27 në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare arriti të shënonte golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 54 të takimit. 

Pas një pasimi të afërt nga Fernades, Muçi nuk u mendua dy herë duke e gjuajtur direkt nga jashtë zone dhe e çoi topin në cepin e portës. Në fushën e lojës për Beshiktashin është edhe Milot Rashica. 

Në fillimin e shkurtit, Ernest Muçi la Legian e Varshavës dhe tanimë iu deshën vetëm tre ndeshje për të shënuar. 

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash