Sport23 Maj 2024, 19:47

“Pres surpriza nga Shqipëria në Europian”, menaxheri i Marash Kumbullës: Është gati për ‘EURO 2024’, do flasim me Romën

Shkruar nga Pamfleti

“Pres surpriza nga Shqipëria në Europian”, menaxheri i

Menaxheri i Marsh Kumbullës, Xhani Vitali, ka deklaruar në një intervistë të dhënë së fundmi se mbrojtësi pret që të jetë një protagonist në “EURO 2024”. Futbollisti është kthyer pas disa muajsh ku vuajti një dëmtim të rëndë, por nuk ishte me shumë fat, pasi huazimi i tij te Sasuolo në pjesën e dytë të sezonit u mbyll me rënien në Serinë B.

Atij i vjen keq për atë që ndodhi. Po kthehej nga një dëmtim i rëndë, i duhej kohë për t’u rikthyer në shpejtësi. Gjendja e tij fizike është e mirë, tani pres që Marashi të jetë gati për t’u përballur me një grup të vështirë në Kampionatin Europian me Shqipërinë e tij. Tani duhet të vazhdojë këtë rrugë, por kur një lojtar përballet me disa dëmtime të caktuara, i duhet kohë”, u shpreh si fillimi Vitali.

E ardhmja?

Do të takojmë drejtorin e ri sportiv të Romës, është normale. Roma ka marrë një profil interesant, do të shohim në të ardhmen”.

Shqipëria, një nga zbulimet në Europian?

Unë besoj se Shqipëria mund të jetë surprizë në një grup vërtetë të komplikuar. Është një ekip që ka lojtarë të rëndësishëm, Gjimshiti ngriti mbrëmë trofeun e Ligës së Europës. Është stërvitur mirë dhe ka lojtarë interesantë, do të duhet të përballet në një mënyrë serioze pasi ka vlera të rëndësishme”.

marash kumbulla mbrojtësi kuqezi