Sport22 Shkurt 2024, 20:16

Propozim i ri për modernizimin e “San Siros”, bashkia thërret Milanin dhe Interin

Shkruar nga Pamfleti

Propozim i ri për modernizimin e “San Siros”, bashkia

Bashkia e Milanos vijon përpjekjet për të mos lejuar Interin dhe Milanin të largohen nga “San Siro” dhe të ndërtojnë stadiumet e tyre moderne në zona të tjera të kryeqendrës së veriut italian.

Këtë të enjte drejtuesit më të lartë të dy klubeve kanë zbarkuar në bashkinë e qytetit për t’u takuar me kryebashkiakun Sala dhe për t’u njohur me propozimin e ri për rikonstruksionin e stadiumit.

Bëhet fjalë për një propozim të kompanisë së mirënjohur “WeBuild”, e cila ka marrë përsipër të rikonstruktojë dhe modernizojë stadiumin, pa detyruar skuadrat të largohen nga aty.

Në letër bëhet fjalë për një propozim interesant, që josh jo pak edhe dy klubet, megjithatë mbetet të shihet sa bindës ka qenë plani i “WeBuild” për të modernizuar “San Siron” paralelisht me zhvillimin e ndeshjeve aty nga klubet përkatëse.

bashkia e milanos stadiumi "san siro"