Sport22 Qershor 2024, 19:09

Punë e ethshme për ndeshjen ndaj Spanjës, mbrojtësi shqetëson Silvinjon në seancën stërvitore (Fotot-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Punë e ethshme për ndeshjen ndaj Spanjës, mbrojtësi

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të shtunë seancën e radhës stërvitore në kampin bazë kuqezi në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tretë të grupit ndaj Spanjës në “EURO 2024”.

I gjithë grupi u stërvit i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, teksa vetëm mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit veçmas për shkak të lodhjes muskulore. Gjithsesi, mbrojtësi do të stërvitet me grupin nesër dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Spanjën.

Punë e ethshme për ndeshjen ndaj Spanjës, mbrojtësi

Punë e ethshme për ndeshjen ndaj Spanjës, mbrojtësi

Sakaq, kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër (e diel) seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes po në Kaiserau, duke nisur nga ora 15:30, ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dyseldorf në ora 18:45.

Punë e ethshme për ndeshjen ndaj Spanjës, mbrojtësi

Punë e ethshme për ndeshjen ndaj Spanjës, mbrojtësi

Ndeshja e tretë e Grupit B të “EURO 2024”, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit duke nisur nga ora 21:00.

Punë e ethshme për ndeshjen ndaj Spanjës, mbrojtësi

kombëtarja shqiptare ndeshja me spanjën seanca stërvitore