Sport24 Shkurt 2024, 17:35

Rei Manaj merr ftesën në kombëtare në ditën e tij speciale? FSHF i shkruan sulmuesit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj merr ftesën në kombëtare në ditën e tij

Rei Manaj feston ditën e sotme datëlindjen e tij të 27. Sulmuesit me origjinë nga Lushnja nuk i ka munguar urimi i veçantë as nga Federata Shqiptare e Futbollit, në ditën e tij speciale.

Sot feston ditëlindjen sulmuesi kuqezi, Rey Manaj! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë! Gëzuar ditëlindjen Rey!”, shkruan FSHF në faqen zyrtare.

Kujtojmë që Manaj është përfolur shumë për një rikthim në Kombëtare, madje aludohet edhe pjesëmarrja e tij në Europianin e Gjermanisë. 27-vjeçari po kalon formën e jetës me Sivasporin në Turqi, ku deri më tani në këtë sezon ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare fshf