Sport24 Shkurt 2024, 19:33

Rei Manaj në një skuadër me Ernest Muçin? Sulmuesi shqiptar “fikson” gjigandët turq

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj në një skuadër me Ernest Muçin? Sulmuesi

Rei Manaj po shkëlqen me Sivaspor në kampionatin turk. Paraqitjet e sulmuesit shqiptar me skuadrën turke nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klube të tjera të këtij vendi, teksa sipas Takvim, lushnjari pëlqehet nga Beshiktashi. Gjigandët turq, ekip për të cilin luajnë Rashica dhe Muçi, do të ishte i kënaqur nëse do transferonte Manaj, pa marrë parasysh çmimin.

Në fakt vlera e Manaj është rritur ndjeshëm, pasi futbollisti kuqezi ka realizuar 13 gola në kampionat. Kalimi te gjigandët e Beshiktashit do të ishte një “trampolinë” e vërtetë për 27-vjeçarin, në një periudhë të artë për të.

Rei Manaj është një nga alternativat e mundshme të trajnerit të Shqipërisë, Silvinjo, për t’u grumbulluar me Kombëtaren, për Europianin që do të mbahet në verë. Tekniku kuqezi po vëzhgon me kujdes paraqitjet e lojtarit dhe gjasat janë të mira që ftesa të vijë.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare beshiktash