Sport21 Maj 2024, 19:17

Rei Manaj shkëlqen edhe pa shënuar, sulmuesi kuqezi zgjidhet më i miri në formacionin e javës në Turqi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj shkëlqen edhe pa shënuar, sulmuesi kuqezi zgjidhet më i

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj është në një formë fantastike këtë sezon.

Deri tani ai ka shkundur rrjetën 22 herë dhe ka dhënë 3 asiste në 35 ndeshje me Sivasporin në Turqi. Shifra vërtetë të jashtëzakonshme për Manajn.

Në fundjavë ai dhuroi një tjetër asist dhe shënoi një gol që iu anulua për pozicion jashtë loje. Kaq ka mjaftuar që sulmuesi të zgjidhet në formacionin e javës. Ai është vlerësuar me notën më të lartë se të gjithë, 8.3.

Gjithashtu pjesë e formacionit është edhe mbrojtësi i Kosovës U-21, Amar Gerxhaliu, i cili luan për Antaliasporin.

Ai pritet të jetë pjesë e listës që Silvinjo do të shpallë më 27 maj për “EURO 2024”. 22 golat e këtij sezoni e kanë bërë Manajn të shumëkërkuar nga klubet më në zë të Turqisë dhe jo vetëm.

Rei Manaj shkëlqen edhe pa shënuar, sulmuesi kuqezi zgjidhet më i

rei manaj sulmuesi shqiptar