Sport22 Qershor 2024, 22:09

Ronaldo vendosi rekord të ri me pasimin për Bruno Fernandes, nuk ishte rastësi që CR7 hoqi dorë nga goli

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo vendosi rekord të ri me pasimin për Bruno Fernandes, nuk ishte

Kristiano Ronaldo i vetëm para portës që nuk gjuan por pason, është një gjë shumë e  rrallë. Por kjo ndodhi sot në ndeshjen mes Portugalisë dhe Turqisë, ku sulmuesi i cili njihet për egon e jashtëzakonshme, i dha asistin Bruno Fernandes për golin e rezultatit 3-0.

Por të gjithë janë të bindur se nuk ishte rastësi, por një tjetër hap i Ronaldos për të thelluar listën e rekordeve të tij. Me asistin e sotëm, ai çoi në shtatë numrin e pasimeve për gol që ka dhënë në Kampionatet Europiane, duke marrë i vetëm kreun e renditjes së të gjitha kohëve në këtë statistikë, pasi kaloi Karel Poborskin me të cilin ndante vendin e parë deri tani.

Kështu ai tani mban rekordin e Europianëve për gola të shënuar, asiste, ndeshje të luajtura, minuta në fushë, shtylla të goditura, ndeshje si kapiten, ndeshje me fitore, më shumë edicione në të cilat ka shënuar dhe padyshim më shumë edicione në të cilat ka luajtur.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez "euro 2024"