Sport30 Nëntor 2023, 19:42

Rrufe në qiell të hapur vjen nga Argjentina, plas sherri mes Mesit dhe trajnerit Skaloni në “Marakana”

Shkruar nga Pamfleti

Rrufe në qiell të hapur vjen nga Argjentina, plas sherri mes Mesit dhe

Një rrufe në qiell të hapur vjen nga Argjentina, konkretisht pas një debati në emisionin Radio “TN”, raportohet se në Brazil, pak ditë më parë, me rastin e super sfidës së fituar përballë “Seleçaos” me rezultatin 1-0, për kampionët e botës harmonia papritur është prishur.

Burimi në fJalë nënvizon për një sherr të ndodhur në dhomat e zhveshjes mes Lionel Mesit dhe Lionel Skalonit, kapitenit dhe trajnerit të përfaqësueses bardhekaltër. Madje, duke marrë shkas nga sa nënvizohet, ndoshta tani mund të kuptohet disi edhe më qartë ajo dalje e papritur e Lionel Skalonit, se pas fitores me Brazilin ai nënvizoi se po mendon që të japë edhe dorëheqjen dhe vazhdimësinë e tij në stolin e kampionëve të botës në futboll. Por sipas Radio “TN”, pikërisht dalja e Skalonit ka bërë që të nervozojë “Pleshtin”, i cili kishte dashur nga ana e trajnerit të tij që këtë diskutim për një largim të mundshëm, ta kishte bërë përpara skuadrës dhe jo në media fillimisht.

Mesi dhe lojtarët e tjerë kanë kërkuar të dinë shkaqet e kësaj sjellje. E gjithë biseda me tone të ashpra mes dy Lionelëve mendohet se ka zgjatur 32 sekonda, madje me Mesin “pasi ka mësuar lajmin, në momentin që Skaloni ka nisur të flasë, ai i ka ndërprerë fjalën dhe për 32 sekonda me radhë ka shfryrë ndaj Skalonit, përpara se të largohej i nervozuar, përpara të gjithë skuadrës”, raportoi gazetari Horge Rial.

Në futboll ka kode të caktuara komunikimi dhe nuk është hera e parë që një dalje kaq e fortë e një trajneri ka nxehur futbollistët e tij, aq më shumë kur bëhet fjalë për Mesin, që ndoshta në kombëtare ka edhe fjalën e parë kundrejt pjesës tjetër të ekipit, edhe përtej Skalonit”, vazhdoi Horge Rial.

lionel mesi sulmuesi argjentinas lionel skaloni trajneri i argjentinës