Sport 1 Shtator 2023, 22:57

Seria A/ Milan nuk di të ndalet, “gjunjëzon” Romën në “Stadio Olimpico”

Shkruar nga Pamfleti

Seria A/ Milan nuk di të ndalet, “gjunjëzon” Romën

Milan fiton edhe ndeshjen e tretë në po kaq të luajtura, duke triumfuar 1-2 në “Olimpico” ndaj Romës dhe marrë kreun e Serisë A me nëntë pikë të plota. Një start shumë i mirë i kuqezinjve, që tregojnë se janë pretendentë seriozë për titull.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në fillim të pjesës së parë, ku në minutën e 9’ fituan një penallti dhe Giroud nuk mund të gabonte para portës. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, edhe pse 45 minutat e para u dominuan nga miqtë.

Ndërkohë në pjesën e dytë, më saktë në fillim të saj, Milan gjen edhe golin e dytë. Një aksion i nisur nga Calabria në krahun e djathtë dhe një top i dërguar nga italiani në drejtim të zonës, përfundon te Leao i cili me një lëvizje akrobatike e dërgon topin në rrjetë.

Më vonë, Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Milan mbeti pothuajse me dhjetë lojtarë në pjesën e dytë, por Roma nuk arriti të shfrytëzonte këtë rast.  Goli i nderit për Romën erdhi në fund të ndeshjes, kur Spinazzola dërgoi shifrat në 1-2. Minuta pati edhe për Lukakun, i cili u aktivizua nga stoli në minutën e 70’. Me këtë fitore, Milan pozicionohet aktualisht në vendin e parë me nëntë pikë

milan roma