Sport22 Maj 2024, 22:34

Shikoni përqafimin e Gjimshitit me Granit Xhakën, finale emocionuese në Dublin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shikoni përqafimin e Gjimshitit me Granit Xhakën, finale emocionuese

Europa e futbollit mban sytë nga “Aviva Stadium” në Dublin, aty ku Atalanta dhe Bajer Leverkusen po përballen në finalen e madhe të Ligës së Europës, ku bergamaskët janë duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti mban shiritin e kapitenit në këtë finale të Atalantës, teksa nga Leverkuseni në rolin e titullarit është Granit Xhaka. Në startin e sfidës pati një përqafim të ngrohtë mes dy shqiptarëve në këtë finale speciale. Për më tepër shikoni videon: 

berat gjimshiti granit xhaka liga e europës