Sport23 Shkurt 2024, 13:25

Shorti i Ligës së Konferencës/ Lila e Zhegrovës “peshkon” austriakët, duel gjigandësh në Holandë, Fiorentina udhëton në Izrael

Shkruar nga Pamfleti

Shorti i Ligës së Konferencës/ Lila e Zhegrovës

Ashtu si Liga e Europës, edhe Liga e Konferencës ka mësuar sot kundërshtarët e fazës së 1/8-ave, me shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, duke rezervuar duele emocionuese. 

Sfida që spikat është ajo mes Ajaksit dhe Aston Vilës, me dy skuadra pretendente për të fituar trofeun këtë sezon. 

Duel i lehtë për Fiorentinën që do të ndeshet me Makabi Haifan, ndërsa Lila e Zhegrovës do të ketë përballë austriakët e Shturm Graz. 

Olimpiakosi do të ndeshet me izraelitët e Makabi Tel-Aviv, ndërsa Fenerbahçe do të ketë një sfidë të vështirë me belgët e Rojal Union. 

Duelet e tjera janë: Serevete-Viktoria Plzen, Molde-Klub Bryzh dhe Dinamo Zagreb-PAOK. 

Ndeshet e 1/8 të Ligës së Konferencës:

1-Servete-Viktoria Plzen 

2-Ajaks-Aston Vila 

3-Molde-Klub Bryzh 

4-Rojal Union-Fenerbahçe 

5-Dinamo Zagreb-PAOK  

6-Sturm Graz-Lilë 

7-Makabi Haifa-Fiorentina 

8-Olimpiakos-Makabi Tel Aviv 

Shorti i Ligës së Konferencës/ Lila e Zhegrovës

fiorentina ajaks aston vila