Sport19 Qershor 2024, 16:36

Shqipëria ndëshkohet në momentin më të mirë, Kroacia përmbys shifrat brenda 2 minutave (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria ndëshkohet në momentin më të mirë,

E pabesueshme ajo çfarë ndodh në Hamburg teksa Kroacia ka përmbysur shifrat në dy minuta ndaj Shqipërisë.

Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrej Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha.

Mirëpo nuk kishte mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasalic topi devijohet nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Rezultati shkon në 2-1.

kroaci shqipëri \"euro 2024\"