Sport21 Maj 2024, 17:40

Siguruan kualifikimin në Champions dhe tani kërkojnë Asllanin, ekipi anglez nis merkaton me mesfushorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Siguruan kualifikimin në Champions dhe tani kërkojnë Asllanin,

Kristjan Asllani sapo ka festuar titullin e tij të parë kampion në Serinë A pas një sezoni ku ai i bindi të gjithë tek Interi se mund të jetë një alternativë shumë e rëndësishme për mesfushën zikaltër. Por në mënyrë të papritur, e ardhmja e tij vihet në diskutim në Itali, me portalet që i kushtohen klubit zikaltër.

Në një artikull të gjatë të “interlive.it”, spekulohet se mesfushori shqiptar është ndër emrat e mundshëm që klubi i Aston Vilës sheh si përforcim për sezonin e ri, ku do të luajë në Ligën e Kampioneve. Kthimi pas 4 dekadash në këtë turne ka shtyrë skuadrën angleze që të mendojë përforcime të shumta dhe me një buxhet të rëndësishëm të siguruar nga kualifikimi në turneun më të rëndësishëm për klube, trajneri Unai Emeri po piketon lojtarë të ndryshëm.

Portali në fjalë bën të ditur se me 25 milionë euro plus një përqindje nga shitja e ardhshme e Asllanit, mund të bëjnë Interin të ndërrojë mendje për qendrimin e mesfushorit kuqezi nëse Aston Vila troket me këtë propozim në dyert e zikaltërve.

kristjan asllani mesfushori shqiptar aston vila