Sport24 Shkurt 2024, 20:55

Siti ndjek këmba-këmbës kryesuesit e Liverpulit, në transfertën e Bërnmuthit mjafton Foden

Shkruar nga Pamfleti

Siti ndjek këmba-këmbës kryesuesit e Liverpulit, në

Mançester Sitit i ka mjaftuar një gol për të mposhtur Bërnmuthin në kampionat me shfirat 0-1, në transfertë. Kampionët e Anglisë dominuan në pjesën e parë, duke ushtruar presion në zonën e vendasve. Për të ardhur te goli, sfida u zhbllokua në favor të “Qytetarëve” pas 25 minutash lojë, me anë të Foden.

Të besuarit e Iroalas provuan të bënin diçka me kundërsulme, duke vendosur jo pak në vështirësi portierin Ederson. Një goditje e bukur e Milos Kerkez u ndal nga “gardiani” i Sitit, i cili u detyrua të devijojë topin në goditje nga këndi.

Në pjesën e dytë, Bërnmuthi u përkujdes në maksimum që të mos pësonte të dytin, me sfidën që nuk njohu ndryshim rezultati deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit Zhilet.

Trajneri i Sitit, Guardiola freskoi skuadrën në 45 minutat e dyta, me Nunjes dhe Haland që u zëvendësuan nga Doku dhe Alvarez.  Skuadra nga Mançesteri ngjitet në kuotën e 59 pikëve, një pikë më pak se Liverpuli kryesues.

mançester siti bërnmuth premier liga