Sport18 Maj 2024, 21:14

Skuadra fiton titullin e 38, dy futbollistët shqiptarë shpallen kampionë në javën e parafundit dhe sigurojnë Champions

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra fiton titullin e 38, dy futbollistët shqiptarë shpallen

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci tashmë mund të festojnë të qetë titullin kampion në Republikën Çeke. Dy lojtarët shqiptarë, pjesë e Spartës së Pragës, kanë hapur shampanjën pas ndeshjeve të sotme, teksa skuadra e tyre siguroi matematikisht titulline 38 në historinë e klubit.

Sparta mundi me shifrat 5-0 Mllada Boleslav në transfertë dhe me 4 pikë diferencë ndaj Slavias të vendit të dytë, siguroi matematikisht trofeun e radhës në futbollin çek. Laçi ishte si zakonisht titullar për skuadrën e Spartës në këtë ndeshje, teksa Tuci qendroi në stol gjatë sfidës që u mbyll me festën e titullit dhe sigurinë se në verë do të luanin përsëri në Ligën e Kampioneve, ku e nisin nga turi i dytë eliminator.

Laçi ka qenë titullar fiks ne këtë edicion ku ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, duke shënuar 1 gol e dhënë 7 asiste. Ndërsa Tuci, i cili iu bashkua ekipit në merkaton e dimrit, ka luajtur 9 ndeshje në kampionatin çek me fanelën e këtij ekipi.

 

sparta e pragës indrit tuci qazim laci