Sport23 Qershor 2024, 20:54

Spanjollët në një mendje me shqiptarët: Kombëtarja kuqezi kalon grupin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Spanjollët në një mendje me shqiptarët: Kombëtarja

Shqipëria luan nesër në orën 21:00 “ndeshjen e jetës” në “EURO 2024”. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën në stadiumin e Dyseldorfit ku do të kërkojnë fitoren ndaj “Furia Roha” për të siguruar për herë të parë në histori kualifikimin për në raundin e 1/16.

Silvinjo pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë, ndërsa Spanja nga ana tjetër do të zbresë me formacionin e dytë, ashtu siç ka bërë me dije pak ditë më parë trajneri, Luis De La Fuente.

Atmosfera është festive 1 ditë para ndeshjes. Në raportimin e “TV Klan” vërehet se në një bar të Dyseldorfit janë bërë bashkë tifozët shqiptarë dhe ata spanjollë.

Shqipëria kalon”, thotë një prej tifozëve spanjollë dhe pse nuk i përgjigjet pyetjes për rezultatin e sfidës së nesërme. Çdo gjë do i mbetet fushës së lojës me takimin që merr jetë në 21:00.

tifozët spanjollë "euro 2024"