Sport25 Shkurt 2024, 22:25

Talenti i Shpresave bën debutimin në Serinë A kundër Interit, moment special për 20-vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Talenti i Shpresave bën debutimin në Serinë A kundër

Mbrëmja e sotme do të mbahet mend gjatë, për talentin shqiptar Medon Berisha, i cili bëri debutimin zyrtar në Serinë A me fanelën e Leçes. Mesfushori 20-vjeçar, u hodh në fushë në minutën e 79 të sfidës, duke zënë vendin e Ylber Ramadanit.   

Në momentin që Berisha u inkuadrua në fushë, rezultati ishte 0-4 për kryesuesit e Interit. Pozitiv është fakti që talenti shqiptar është në planet e trajnerit të ekipit të parë të Leçes dhe kërkon të marrë minuta gradualisht, për të fituar eksperiencën e duhur.   

20-vjeçari është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, teksa spikati sezonin e shkuar me ekipin e të rinjve të Leçes ku ishte lideri i kësaj skuadre duke realizuar edhe 10 gola.   

Interesant është fakti që në fushë në duelin e sotëm mes Leçes dhe Interit u aktivizuan plot 3 shqiptarë, 2 titullarë, Asllani dhe Ramadani si dhe Berisha i futur nga stoli. 

medon berisha talenti i shpresave leçe