Sport21 Maj 2024, 19:41

Taulant Seferi kërcënon kundërshtarët para nisjes së Europianit, sulmuesi shqiptar ‘bomber’ në Arabi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Taulant Seferi kërcënon kundërshtarët para nisjes së

Taulant Seferi ka gjetur rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhbllokoi sfidën 0-1 në favor të Banijas kundër Shabab Al-Alhli.

Ky është goli i 11 për Seferin në kampionat, teksa ka asistuar dhe 5 të tjerë. 27-vjeçari nga Kumanova ka qenë titullar çdo ndeshje, pasi është lojtar kyç te skuadra e tij.

Banijas e ka në huazim derisa të përfundojë sezoni. Klubi i Vorskla Poltavas në Ukrainë ruan të drejtën e kartonit për Seferin. Ky i fundit po dërgon sinjalet e duhura para Europianit.

taulant seferi sulmuesi shqiptar