Sport16 Qershor 2024, 11:20

"The Sun" jehonë ndeshjes me Italinë: Shqiptarët e kthyen në kuqezi murin e famshëm verdhezi të ”Borussia”

Shkruar nga Pamfleti

"The Sun" jehonë ndeshjes me Italinë: Shqiptarët e

Gazeta britanike ”The Sun” ka shkruar lidhur me ndeshjen e djeshme Shqipëri-Itali. 

Tifozët shqiptarë, që ndoqën skuadrën e tyre, të udhëhequr nga ish-lojtari i ”Arsenal” dhe ”Manchester City”, Sylvinho dhe ndihmësi i tij Pablo Zabaleta, e kthyen kuqezi murin e famshëm verdhezi të ”Borussia”, shkruan ”The Sun”.

Sipas brtanikes, ata që ishin edhe më entuziastë se ”banorët” e zakonshëm të asaj tribune të famshme pas vetëm disa sekondash, kur i dhanë Italisë tronditjen e jetës.

Gabimi trashanik i Federico Dimarcos të ”Interit” lejoi Bajramin të shënonte gol. Numri 10, i cili luan në Itali me ”Sassuolo”, bëri një prekje përpara se ta godiste topin mrekullisht në rrjetë.

Mund t’i kishte dënuar italianët dhe t’i kishte vënë ata në lëvizje që në fillim të mbrojtjes së titullit. Italia ka kaluar një periudhë të keqe që kur mposhti Anglinë me penallti në ”Wembley”, tre vite më parë.

Axurët nuk arritën të kualifikoheshin për një Kupë Botërore të dytë radhazi kur u mundën nga Maqedonia e Veriut në një lojë play-off përpara Katarit.

Menaxheri Roberto Mancini dha dorëheqjen vitin e kaluar për të ndjekur paratë me një punë të re si trajner i Arabisë Saudite. ”Spalletti e zëvendësoi atë dhe po i lëkunden gjërat”, përfundon ”The Sun”.