Sport25 Shkurt 2024, 15:37

Tifozët futen në fushë pas golit të Erzenit, sulmohen arbitrat në “Kukës Arena” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët futen në fushë pas golit të Erzenit, sulmohen

Momente kaosi në sfidën mes Kukësit dhe Erzenit në “Kukës Arena”. 

Tifozët vendas kanë ndërprerë ndeshjen e Superligës, pasi janë futur në fushë kur shijakasit kanë përmbysur rezultatin në 1-2. 

Ata kanë tentuar të godasin arbitrat, ndërsa për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe policia. 

Sfida u ndërpre në minutën e 64 dhe për rreth 25 minuta, policia bëri të mundur largimin e të gjithë ultrasve të verilindorëve nga stadiumi deri në momentin e rifilimit të saj. 

erzeni kukësi abissnet superiore