Sport26 Shkurt 2024, 18:59

Tirana “harron” si fitohet dhe ndanë pikët me Laçin, Vllaznia “triumfon” përballë Dinamos dhe “blindon” vendin e dytë!

Shkruar nga Pamfleti

Tirana “harron” si fitohet dhe ndanë pikët me

Vllaznia ka arritur të marri një fitore tepër të rëndësishme përballë Dinamos, në javën e 25-të të Superligës Shqiptare. Skuadra shkodrane triumfoi në transferët përballë Dinamos me rezultatin minimal 0-1 dhe duke u ngjitur kështu në vendin e dytë.

Vllaznia e nisi më mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë ishte më kërkuese se skuadra vendase. Kështu që në minutën e 28-të, shkodranët gjetën golin e avantazhit me anë të Alivoda, i cili vulosi shifrat 0-1 në tabelë. Në minutat e mbetura të pjesës së parë asgjë nuk do të ndryshonte.

Në pjesën e dytë, loja e Dinamos ndryshoi disi, por mbrojtja shkodrane nuk lëshoi pe, duke bërë që i gjithë 90-minutëshi të mbyllej nga goli i pjesës së parë. Me këtë fitore, Vllaznia u ngjit në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e pestë me 35-pikë.

Ndërkohë ndeshja tjetër mes Tiranës dhe Laçit u mbyll në barazim me rezultatin 1-1. Pjesa e parë e lojës nisi në mënyrë më të mirë të mundshme për kryeqytetasit, të cilët që nga minuta e 19-të, u gjende përballë 10 lojtarëve të Laçit, pasi Paulo Junior u ndëshkua me të karton të Kuq. Por pavarësisht kësaj, bardheblutë nuk arritën që në 45-minutat e para, të shfrytëzonin superioritetin numerik.

U desh të vinte minuta e 53-të që Tirana më në fund të merrte avantazhin me anë të Lushkajt, i cili çoi shifrat në 1-0. Me kalimin e minutave dukej sikur Tirana po e administronte mirë lojën dhe pritej t’i jepte goditjen finale Laçit, por nuk ndodhi kështu. Në minutën e 78-të, Laçi arrin të gjejë një gol barazimi me anë të Myrtës, i cili vulosi rezultatin 1-1 dhe i rrëmbeu një pikë Tiranës.

Me këtë rezultat, Tirana ndodhet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Laçi në të shtatin me 30-pikë.

Tirana “harron” si fitohet dhe ndanë pikët me

tirana dinamo