Sport24 Shkurt 2024, 15:45

Titulli “pronë” e Interit, ‘OPTA’ parashikon fundin e Serisë A, zona Champions mbetet surprizë

Shkruar nga Pamfleti

Titulli “pronë” e Interit, ‘OPTA’ parashikon fundin

Seria A e këtij sezoni duket një ekuacion me pak të panjohura, në një kohë kur ekipet kanë një distancë të konsiderueshme. Interi ka krijuar një hendek të madh me ndjekësit, duke bërë që çështja titull tashmë të jetë çështje matematikore.

Nuk ka shumë dilema edhe në lidhje me ekipet që do të luajnë në Evropë, mbi të gjithë në Champions League, por për të shuar kuriozitetin e tifozëve ka menduar OPTA, faqja e specializuar për statistikat në futboll, e cila me anë të një algoritmi, nga këtu e deri në fund të sezonit, ka sjellë një përfundim logjik të Serisë A duke iu referuar gjithnjë statistikave.

Sigurisht që futbolli nuk është një shkencë ekzakte, nga këtu e deri në përfundim të sezonit, mund të ndodhin shumë gjëra, por për OPTA-n nuk ka asnjë dyshim, fitues i Serisë A do të jetë Interi.

Në vendin e dytë do të jetë Juventusi, pra “Zonja e Vjetër” do të arrijë të mbajnë pozicionin aktual, ashtu si edhe Milani. Surprizë është vendi i katërt, me Bolonjën që do të mbetet jashtë Champions League, pasi sipas OPTA-s në vendin e katërt do ta mbyllë Atalanta.

Në vendin e 5, Bolonja, e cila do të ndiqet nga Roma, Lacio dhe Napoli, me këto dy të fundit që do të mbeten jashtë Evropës. Do të bien një kategori më poshtë, Kaljari dhe Salernitana.

seria a inter opta