Sport22 Shkurt 2024, 16:42

Toni Kros rikthehet pas 3-vitesh te Kombëtarja e Gjermanisë: Ma kërkoi trajneri Nagelsman

Shkruar nga Pamfleti

Toni Kros rikthehet pas 3-vitesh te Kombëtarja e Gjermanisë: Ma

Toni Kros ka bërë një prapakthehu të papritur, duke konfirmuar sot zyrtarisht se do të pranojnë ftesat nga përfaqësuesja gjermane në ditët në vijim. Lojtari i kishte dhënë lamtumirën ekipit kombëtar pas pjesëmarrjes në “EURO 2020”, kur e cilësoi ciklin e tij me këtë ekip të mbyllur, për t’i bërë vend të rinjve. Por forma që po tregon te Reali i Madridit, ka bërë që stafi teknik me në krye Julian Nagelsman, të kërkojë kthimin e veteranit, pasi ai mund të ndihmojë ekipin.

Ndaj sot, nëpërmjet rrjeteve sociale, Kros bëri të ditur se ishte në dispozicion të ekipit, i cili ka përgjegjësinë e një paraqitje mëse dinjitoze duke qenë vendi organizator i Europianit të kësaj vere.

Duke nisur nga muaji mars, do të kthehem të luaj me Gjermaninë. Përse? Pasi ma kërkoi trajneri. Jam i gatshëm ta bëj këtë gjë dhe e di që me këtë skuadër në Europian mund të bëjmë shumë më tepër se sa mendojnë shumica”, shkruante Kros në njoftimin e tij për kthimin në radhët e kombëtares gjermane me të cilën ka luajtur 106 ndeshje, duke shënuar 17 gola.

toni kros futbollisti gjerman