Sport23 Shkurt 2024, 19:03

U dëmtua në ndeshjen ndaj Torinos, Elseid Hysaj fut në “ankth” Sarrin!

Shkruar nga Pamfleti

U dëmtua në ndeshjen ndaj Torinos, Elseid Hysaj fut në

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj nuk ka qenë në gjendje që të ndihmojë Lacion ashtu siç do të dëshironte në këto ndeshje të fundit. Futbollisti i Kombëtares, ka pësuar një dëmtim në javët e kaluara dhe duket se në ndeshjen e mbrëmshme të Serisë A ndaj Torinos, e ka përkeqësuar atë.

Lojtari u zëvendësua në fund të pjesës së parë nga trajneri Mauricio Sarri dhe pas sfidës, ky i fundit ka treguar se kjo zgjedhje kishte qenë e detyrueshme për shkak të situatës së lojtarit.

Ka një problem në pjesën e mbrapme të femurit dhe duhet vlerësuar”, u shpreh trajneri para gazetarëve, duke bërë të qartë se situata e mbrojtësit tashmë bëhej pak shqetësuese. Sipas mediave italiane, ai duhet të bëjë vizita më të hollësishme për këtë dëmtim, i cili po penalizon aktivizimin e rregullt në pjesën e dytë të sezonit.

hysaj