Sport23 Maj 2024, 20:57

Uerdi Mara bën heroin në Gjeorgji, talenti shqiptar realizon gol me peshë dhe e bën “sefte” në kampioant (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Uerdi Mara bën heroin në Gjeorgji, talenti shqiptar realizon gol me

Talenti Uerdi Mara ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Dinamo Batumit në elitën e futbollit gjeorgjian, teksa i dhuroi 3 pikë të arta të tijve në triumfin 1-2 të arritur në transfertë ndaj Dinamo Tbilis.

25-vjeçari ishte titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 54, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke shënuar kështu golin e fitores.

Kjo ishte rrjeta e parë për Marën me fanelën e Dinamo Batumit, ku numëron 11 ndeshje.

Vlen të theksohet fakti se mesfushori që në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut, iu bashkua kampionëve të Gjerogjisë, në merkaton e janarit nga skuadra turke e Keciorengucu.

Ai ka arritur të fitojë besimin e drejtuesve duke u graduar si titullar te Dinamo që kërkon mbrojtjen e titullit këtë sezon.

uerdi mara talenti shqiptar dinamo e batumit