Sport22 Shkurt 2024, 17:31

Sulmuesi i kombëtares lider në SHBA, Xhakomo Vrioni ndihmon ekipin të fitojë në transfertë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i kombëtares lider në SHBA, Xhakomo Vrioni ndihmon ekipin

Xhakomo Vrioni duket se po e nis këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ka qenë protagonist që në ndeshjen e parë të skuadrës së tij në Champions të CONCACAF, atë që është turneu më i rëndësishëm kontinental për klube në Amerikën Qendrore dhe të Veriut.

Nju Ingland ku aktivizohet sulmuesi i kombëtares shqiptare luante mbrëmë sfidën e parë në transfertë përballë Independiente të Panamasë. Klubi amerikan kërkonte të zgjidhte gjithçka që në sfidën e parë dhe ia ka dalë që të largohet nga kjo transfertë me fitore falë edhe kontributit të Vrionit, i cili ishte titullar.

Pikërisht një asist i tij me kokë nxori para portës Tomas Çankalaj, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhënë ekipit amerikan një avantazh minimal të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në fushën e vet.

xhakomo vrioni sulmuesi ikombëtares shqiptare concaf