Sport25 Shkurt 2024, 18:50

Virxhil Van Dajk bën heroin në kohën shtesë, Liverpuli fiton trefeun e parë sezonal

Shkruar nga Pamfleti

Virxhil Van Dajk bën heroin në kohën shtesë, Liverpuli fiton

Liverpuli ka fituar Kupën “Carabao”, duke mposhtur Çelsin në finale me rezultatin 1-0.

Një sfidë që dhuroi spektakël, teksa goli erdhi vetëm në fundin e kohës shtesë nga kapiteni Virxhil Van Dajk, i cili shënoi në minutën e 118.

Kjo është hera e 10 që Liverpuli fiton Kupën “Carabao” duke qenë ata rekordmenët e këtij trofeu, teksa Çelsit tashmë i ka ngelur vetëm Kupa FA për të shpëtuar një tjetër sezon të dështuar.

çelsi liverpuli kupa carabao