Sport18 Maj 2024, 22:01

Zbulohen shtretërit kundër seksit, shpika franceze për Olimpiadën “Paris 2024” (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen shtretërit kundër seksit, shpika franceze për

Mediat spanjolle publikuan informacionin se në fshatin olimpik të Parisit kanë mbërritur shtretër kundër seksit, mbi të cilët sportistët do të flenë gjatë Lojërave Olimpike të planifikuara nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Këto 18,000 shtretër janë 2.1 metra të gjatë dhe mund të mbajnë deri në 200 kilogramë. Ato janë prej kartoni të ricikluar, dyshekët janë prej polietileni dhe pas Lojërave Olimpike do të përdoren për prodhimin e plastikës.

Vendimi është në përputhje me standardet mjedisore të vendosura më parë nga organizatorët e Lojërave Olimpike. Çdo krevat do të ketë tre jastëkë dhe çdo sportist do të mund të zgjedhë jastëkët sipas nevojave të tij në një aplikacion të veçantë.

Këta shtretër quhen shtretër kundër seksit sepse janë shumë të dobët për çdo lloj marrëdhënieje intime. Kjo u përcaktua në bazë të përvojës nga Lojërat Olimpike të Tokios 2021, kur ato u përdorën për herë të parë.

lojërat olimpike “paris 2024” shtretërit kundër seksit