Sport22 Prill 2024, 22:44

Zikaltrit me ‘një gur vrasin dy zogj’/ Interi “shkërmoq” Milanin dhe shpallet kampion i Seria-A! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zikaltrit me ‘një gur vrasin dy zogj’/ Interi

Interi ka arritur të kurorëzohet për herë të 20-të, kampion i Seria A, duke mposhtur kundërshtarët e përjetshëm Milanin. Interi arrtit të mposhtë me rezultatin 1-2 Milanin, duke siguruar matematikisht titullin e kampion pesë javë para përfundimit të sezonit.

Zikaltrit kaluan në avantazh që në minutën e 18-të me anë të Acerbit i cili vulosi shifrat 0-1, që do të mbesnin të pandryshuara për 45-minustëshin e parë.

Më pas me nisjen e pjesës së dytë kur të gjithë prisnin që Milani të kundërpërgjigjej, Interi shënoi të dytin me anë të Thuram në minutën e 49-të, duke çuar shifrat në 0-2.

Një përgjigje e vonë erdhi nga Milani me anë të Fikayo Tomorit, i cili ngushtoi shifrat në minutën e 80-të, duke vulosur rezultatin 1-2.  Në fund të ndeshjes Hernandez, Dumfries nga Milani dhe Calabria nag Interi, u nxorën jashtë me të kuqe për sjellje jo sportive.

Performanca e mirë e Interit përkthehet edhe në shifrat. Interi ka një golavarazh prej +60 gola dhe ka humbur vetëm një ndeshje në ligë gjatë gjithë sezonit.

Me këtë trofe të (20), Interi kalon Milanin me (19) tituj, duke u bërë klubi i dytë italian me më shumë trofe në historinë e kompeticionit Serie A deri më sot. Vendi i parë mbahet Juventus me 36 tituj.

Kujtojmë se Inter fitoi titullin e Serie A, pas 11 vitesh në sezonin 2020–21 për t'i dhënë fund mbretërimit nëntëvjeçar të Juventusit në Itali.