Sport19 Qershor 2024, 17:34

“Zoti më dha shansin për të shënuar”, Klaus Gjasula: Ditë historike për mua, me Spanjën do të provojmë

Shkruar nga Pamfleti

“Zoti më dha shansin për të shënuar”, Klaus

Klaus Gjasula u bë nga “djall” në “ëngjëll” për shqiptarët në takimin e sotëm kundër Kroacisë. Ai i kaloi kroatët në avantazh falë një autogoli në portën tonë, dhe pastaj na dhuroi baraspeshën në minutën e fundit falë një goli që mesfushori nuk do ta harrojë kurrë:

Ke të drejtë, minutat e para ishin të vështira, jo vetëm autogoli edhe për disa situata që s’i bëra  mirë. Faleminderit zotit që më dha mundësinë ta bëja këtë gol, një ditë historike për mua.

55-60 minutat e para bëmë një lojë më të mirë, pastaj e humbëm pak lojën nga dora”.

Spanja? Normal që do të provojmë, të arrijmë mrekullinë”, theksoi 34-vjeçari shqiptar.

klaus gjasul mbrojtësi kuqezi