Sporti shqiptar po dergjet nën “leshomaninë” dhe “nimfomaninë” e Linditës

Sporti shqiptar po dergjet nën "leshomaninë" dhe "nimfomaninë" e Linditës

Ministreshat e Ramës “garë” sytjenash e tangash me paratë e shqiptarëve, për sportistët që përfaqësojnë flamurin kombëtar nuk ka as bluza sportive

 Reduktimi i ekipit kombëtar që mori pjesë në Lojërat Mesdhetare në Taragona të Spanjës, ku iu mohua e drejta shtangistëve elitarë të merrnin pjesë në këtë aktivitet dhe t’i sillnin Shqipërisë medalje, shënon poshtërsinë më të madhe në sport gjatë këtij viti.



Me një vendim skandaloz të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që komandohet prej njerëzve të Ilir Metës, por çuditërisht mbështetur prej Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, shumë shtangistë elitarë nuk u pranuan në ekipin olimpik, megjithëse delegacioni sportiv që shkoi në Spanjë ishte afro 80 vetë.

Sportistë ishin shumë pak, të tjerë të kamufluar si gazetarë, përkthyes, këshilltarë, trajnerë atletike e masazhatorë, shijuan ditët e Lojërave Mesdhetare për turizëm, duke bërë “kokrrën e qejfit” me paratë e shqiptarëve.

E ndërsa sporti vuan, për mungesë infrastrukture, baze materiale dhe natyrisht për një ligj serioz që rregullon raportin e sportistit me klubin dhe institucionet, ministria përkatëse as do t’ia dijë çfarë halli kanë sportistët dhe sporti në tërësi në Shqipëri.

Ministrja e Sportit Lindita Nikolla, e ndryshequajtura “ministre parukeria”, nuk ka as fonde dhe as kohë të merret me këtë punë. Sporti për të, e sidomos këto disiplinat e “dorës së dytë” janë angari e kotë. Fondet e dedikuara për këto sporte ajo i shndërron në dieta luksi jashtë vendit.

Lindita është gjithmonë e pakohë pasi tri herë në javë gjithë paraditën ajo e kalon në parukeri, të cilën e pronoton e vetme, dhe prekopimi i vetëm i saj është ngjyra e flokëve dhe depilimi. Dhe në këtë rast “kurbanët” e ministres janë pikërisht sportistët që përfaqësojnë flamurin kombëtar në garat ballkanike, europiane e botërore.

Ministresha bukurane fshihet si urith dhe shfaqet vetëm në videoreportazhet televizive të “ERTV” së Edi Ramës, ose në fotografitë e aktiviteteve që sponsorizon ministria për projekte “kot më kot” e të pavlera, duke mos menduar asnjë ditë të vetme për sportin dhe sportistët.

Ajo bashkë me “shoqet” e saj, ministreshat e drejtoreshat e tjera të Edi Ramës janë futur në një garë të fuqishme luksi për shpenzime kozmetike dhe për veshje që shkojnë qindra milionë lekë.

Nuk është rastësi, aspak rastësi.

Ligji vlen vetëm për hallexhinjtë në këtë vend, kurse për “maliqët” si dhe ministrat dhe ministret e shthurura të Edi Ramës nuk ka llogaridhënie, kështu që paratë e shqiptarëve po shkojnë për shpenzime luksi për këtë kastë të degjeneruar drejtuesish që kanë zaptuar zyrat dhe dikasteret e shtetit.

Paratë që duhet të shkojnë për bazë materiale për sportistët që përfaqësojnë ngjyrat e kombit, por shpenzohen për reçipeta dhe tanga, për çanta “Gucci” dhe veshje luksi të cilat do t’i kishte zili edhe Mbretëresha Elizabetë e Britanisë së Madhe.

Lindita nuk ka as edhe një drejtori të mirëfilltë për sportin, një skandal që rrallë se e gjen në ndonjë vend të botës, se në Europë as që mund të bëhet fjalë.

Ministresha që i ngjan një nimfomaneje, as merr mundimin të zgjidhë një hall të vetëm që ka sot sporti shqiptar.

Kryeqyteti është pa një piste atletike, baza themelore për ushtrim aktiviteti dhe zhvillim garash. Por ministresha as e di që atletika është “mbretëreshë e sporteve”. E ku ta dijë?! Ajo gjithë kohës është në parukeri. /Pamfleti