Pas disa nominimeve për finalet e Superkupës së Europës, duket se stadiumit “Air Albania” po i vjen dita që të luajë një finale europiane.
Pas krijimit të Ligës më të re europiane për klube si UEFA Konferencë Ligë, gazetari i “Associated Press”, Graham Danbar ka deklaruar në një postim në profilin e tij në “Twitter” se finalja e këtij kompeticioni në “Air Albania” Stadium do të mbahet në vitin 2022 dhe vendimi do të merret javën e ardhshme.
Nëse pandemia deri në atë kohë do të ketë përfunduar, do jetë një shans i mirë për shqiptarët, për të parë një finale europiane në Tiranë.
https://twitter.com/gdunbarap/status/1332317112589832204?ref_src hairy girl