Aktualitet18 Tetor 2018, 08:54

Stresi parandjeu arrestimin? Reperi fjalë zemre për të ëmën: Mos e harro kurrë fytyrën e nënës, çdo dashuri lind e pë

Shkruar nga Pamfleti

Stresi parandjeu arrestimin? Reperi fjalë zemre për të ëmën: Mos e harro kurrë fytyrën e nënës, çdo dashuri lind e përfundon aty!

Reperi i famshëm, Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga policia. Stresi akuzohet për një sërë veprash të rënda penale, si pjesë e një grupi kriminal, trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje.

Nga një vëzhgim i shkurtër në rrjetet sociale, duket sikur Stresi e ka parandjerë arrestimin, teksa bën statuse prekëse për të ëmën. Në ‘Facebook’, reperi shkruan fjalë zemre për mamanë e tij, teksa shprehet se “Çdo dashuri lind dhe përfundon aty ‘mos e harro kurrë fytyrën e nënës’”

“A e Din Se Jeta Fillon Duke U Zgju E Dashuru Me Ftyren E Nanes. Cdo dashuri lind dhe perfundon aty “mos e harro kurre ftyren e nanes”, shkruan Stresi.

Ndërsa në një postim në ‘Instagram’, vetëm një ditë më parë, Stresi shfaqet krah nënës së tij, teksa i thotë se e do.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Arrestimi Stresi