Aktualitet 7 Dhjetor 2018, 15:30

Studentët kërkojnë në shesh të mejdanit Nikollën dhe Ramën, ministrja iu përgjigjet ultimatumeve me letra

Shkruar nga Pamfleti

Studentët kërkojnë në shesh të mejdanit Nikollën dhe Ramën, ministrja iu përgjiet ultimatumve me letra

Teksa studentët i kishin lënë orën 16:00 ministres Nikolla si afat për t’u përgjigjur për tre kërkesat e tjera të tyre, nga Ministria e Arsimit, rreth orës 15:00, ka ardhur edhe një përgjigje për kushtet e tyre.

Mësohet se ministrja Nikolla ka kërkuar që të ngrihen grupe të posaçme të përbëra edhe nga studentët, për të vlerësuar kushtet e jetesës në kushte.

Gjithashtu ajo kërkon që të ngrihen grupe të posaçme për të diskutuar përgjysmimin e tarifave në universitet, një tjetër kërkesë kjo e studentëve.

Lidhur me kërkesën e katërt, kartat e studentëve, Nikolla shprehet se brenda vitit akademik 2018-2019 do të pajisen të gjithë studentët.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Nikolla protetsa