Aktualitet15 Dhjetor 2018, 12:54

Studentët kërkojnë Vetting për profesorët: Nuk duam pedagogë që shpjegojnë duke lexuar librat

Shkruar nga Pamfleti
Studentët kërkojnë Vetting për profesorët: Nuk duam

Studentët vazhdojnë me thirrjet për plotësimin e kërkesave të tyre para godinës së kryeministrisë. Njëri prej studentëve ka deklaruar se duhet që disa pedagogë të kalojnë urgjent në Vetting, duke shtuar faktin se ata vijnë nëpër klasa dhe bëjnë monologje, ndërsa studentët janë thjesht spektatorë.

Protesta vijon në ditën e 11-të të saj, ndërsa të gjithë presin një miratim të kërkesave të dërguara me shkresë zyrtare ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Rama.

“Profesorët që vijnë në klasa duke shpjeguar mësimin me libër para nuk i duam, nuk i pranojmë. Ka disa profesorë, që vije në klasë dhe bëjnë vetëm monolog dhe aspak dialog, Studentët nuk e dëgjojnë dot. Duhet veting ndaj disa pedagogëve”, tha një student para kryeministrisë.

Aktualitet Protestë studente