Aktualitet 6 Dhjetor 2018, 10:11

Studentët me skenar të mirëmenduar! Çfarë pritet të ndodhë

Shkruar nga Pamfleti
Studentët me skenar të mirëmenduar! Çfarë pritet

Studentët me skenar të mirëmenduar! Çfarë pritet të ndodhë

Studentët me skenar politik të mirëmenduar! Fillimisht do kërkohet dorëheqja e Nikollës e pastaj e Edi Ramës!

Nuk ka njeri në mesataren e inteligjencës që nuk e përkthen lëvizjen studentore këto dite, e cila jo rastësisht përkon me atë vitit ’90!

Sipas informacioneve ka një bërthamë politike studentore, e cila do ta drejtojë këtë levizje në krijimin e një force të re politike që pritet të kulmojë me largimin e qeverisë Rama dhe formimin e një qeverie provizore teknokratësh.

Jo vetëm studentë, por dhe filozofe e pedagogë të njohur thuhet se janë skenaristët e vërtetë. Po ashtu ka informacione se kjo lëvizje do gjejë një përkrahje të hapur ndërkombëtare. Mirëpo ndryshe nga lëvizjet e tjera kjo është kujdesur që në nevelin organizues të mos ketë asnjë interferencë nga politikanët opozitarë ku personalisht jane të privuar Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Kjo lëvizje pritet të kulmojë në ditët e fundvitit ku studentëve dhe të rinjve besohet t’ju bashkohen mijëra emigrante, të cilët kanë paralajmëruar një tjetër protestë të fuqishme me 28 dhjetor.

Aktualitet Protesta