Aktualitet 7 Dhjetor 2018, 11:45

Studentët përzënë profesorin dhëndër të Edi Palokës dhe Bledi Fevziun, rrezikojnë selitë e tri partive

Shkruar nga Pamfleti
Studentët përzënë profesorin dhëndër të Edi

Mijëra studentë kanë bojkotuar sot mësimin dhe po protestojnë përpara ministrisë së Arsimit. Kjo është dita e tretë e protestës së tyre dhe kërkesat kryesore të të rinjve janë përgjysmim i tarifës dhe përmirësim të kushteve në konvikte.

Vazhdimisht studentët kanë bërë thirrje se nuk pranojnë personazhe të politikës, për të evidentuar politizimin e protestës.

Madje kanë përzënë profesorin Edmond Tupja, i cili është dhe dhëndri i Edi Palokës. Po ashtu është refuzuar riardhja në turmë e Blendi Fevziut.

Grupi “i zjarrtë” studentor po mundohet të udhëheqë turmën kundër selive të tre partive politike: PD, PS dhe LSI.

Të tre këto seli do të shpallen”non grata” dhe do të konsiderohen si bastija e shqiptarëve që duhet shembur./Pamfleti

 

Aktualitet Protesta