Aktualitet22 Maj 2019, 12:34

Studentët rinisin protestat me zjarr e tymuese, thyjnë xhamin e Ministrisë së Arsimit

Shkruar nga Pamfleti

Studentët rinisin protestat me zjarr e tymuese, thyjnë xhamin e Ministrisë së Arsimit

Studentët janë grumbulluar mesditën e sotme përpara ministrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Të rinjtë e kanë nisur protestën duke ndezur tymuese jashtë ministrisë si dhe kanë thyer edhe xhamin e një prej dritareve të institucionit.

Ata kanë parashtruar 14 kërkesa, por thonë se sot në ministri do të dorëzojnë 5 prej tyre.

Kjo është një protestë simbolike, por edhe një mesazh që duhet ta marrë ministria e Arsimit që të plotësojë kërkesat, sepse nesër do të jemi shumë më shumë dhe nuk mund të rrimë si në dhjetor“, tha një prej studentëve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet protesta e studentëve