Aktualitet24 Prill 2019, 18:47

Studim/ Mangësi në menaxhim, shkollë për pretenduesit dhe drejtorët aktual të shkollave të arsimit parauniversitar

Shkruar nga Pamfleti
Studim/ Mangësi në menaxhim, shkollë për pretenduesit dhe

Studim/ Mangësi në menaxhim, shkollë për pretenduesit dhe drejtorët aktual të shkollave të arsimit parauniversitar

Drejtuesit e institucioneve shkollore shfaqin mangësi të theksuara në një sërë aspektesh menaxhuese edhe pse mund të kenë përvojë të gjatë në drejtim të institucionit. Studimi i hartuar nga ekspertë të huaj dhe vendas për Shkollën e Drejtorëve rezulton se drejtorët nuk ka një orientim strategjik, bëjnë mikro menaxhime dhe nuk inkurajojnë punën në grup.

Studimi u prezantua sot thekson se drejtorët shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës në çështjet administrative dhe jo ne ushtrimin e menaxhimit. Drejtorët nuk ndërtojnë marrëdhëniet me grupet e interesit por përqendrohen në aspektet organizative dhe didaktike të shkollës. Drejtorët kanë një mungesë të njohurive ligjore gjë që i pengon ata në përmbushjen e detyrave të tyre. Ky studim do të jetë një bazë e mirë për hartimin e kurikulës së re nga Shkolla e Drejtorëve e cila sipas drejtoreshës ekzekutive Dorjana Matraku pritet që në fund të këtij viti të lëshojë certifikimet e para për aspirantët.

“Ne do te kemi parasysh nevojat që kanë drejtuesit aktualë për të ngritur kurrikulën, jo një kurrikul që të paralelizohet me programet e mëparshme të studimit por kurrikula në bazë të nevojave aktuale qe ne kemi. Me finalizimin e kurrikulës do të hapim aplikimet e drejtuesve aktual dhe atyre që aspirojnë për këtë profesion. Aplikimet do të kenë një afat kohor dhe shpresojmë qe grupi i parë nis në tetor apo nëntor dhe më pas do të ketë një proces verifikimi në bashkëpunim me QSHA dhe më pas do kemi ndihmë nga ASCAL dhe supervizim të këtyre drejtuesve për të parë realizmin e këtyre standardeve”, deklaroi drejtoresha e Shkollës së Drejtorëve, Doriana Matraku.

Institucioni Shkolla e Drejtorëve, ka për qëllim zhvillimin profesional të drejtorëve dhe nëndrejtorëve të institucionit arsimor parauniversitar publik ose privat.Në këtë shkolle do i nënshtrohen jo vetëm arsimtarët që kërkojnë të sigurojnë një kontratë pune në vendet e lira të raportuara nga shkollat e arsimit parauniversitar, por edhe të gjithë drejtuesit që po kryejnë aktualisht këtë detyrë.

Aktualitet drejtorët institucione Menaxhim