Sipas një sondazhi ku kanë marrë pjesë rreth 6200 mjekë nga 30 vende të ndryshme të botës, ilaçi më i mirë kundër COVID-19 është hidroksiklorokina.
Hidroksiklorokina është ilaçi që përdoret kundër malaries, i cili po përdoret gjerësisht.
Kina që në fillimet e veta përdori si kurrë kundër COVID-19, dy nga medikamentet e HIV-it ndërsa më vonë përdori gjakun e pacientëve të shëruar për të trajtuar pacientët e infektuar.
Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka asnjë ilaç, i cili lufton 100% sëmundjen.
Presidenti Trump deklaroi më parë se hidroksiklorokina në kombinim me një antibiotik do të ndryshonte historinë e mjekësisë në Botë, por edhe pse ai nguli këmbë se kjo gjë do ndodhte, historia e mjekësisë nuk u ndryshua dhe njerëzit vazhdojë të vdesin në të gjitha anët e globit.