Studimi që po përhap panik në të gjithë botën: Edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit

Studimi që po përhap panik në të gjithë botën: Edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit

Sëmundja e kancerit të gjirit është një sëmundje që për fat të keq po evoluon çdo ditë e më shumë. Kjo lloj sëmundje prek kryesisht gratë e moshës 45 deri 55 vjeç. Sipas një artikulli të botuar nga “The Sun”, kjo sëmundje mund të prekë edhe meshkujt në një përqindje shumë të vogël, kryesisht ato mbi moshën 60 vjeç.

Janë zbuluar raste të njerëzve në Peru të prekur nga kjo sëmundje e keqe. Pavarësisht se ka vetëm vlerësime dhe jo statistika zyrtare, rritja e numrit është e konsiderushme dhe po përhap panik në të gjithë botën.

Meshkujt duhet të dinë se gjëndra e qumështit ekziston edhe në gjoksin mashkullor, dhe si rrjedhojë mundësitë janë të mëdha për shfaqjen e kancerit.

Sipas specialistëve, në pesë vitet e ardhshme do të vazhdojë të ketë një rritje në mënyrë dramatike të numrit të prekurve me kancer në gji. Për këtë rekomandohen kontrollet e rregullta në mënyrë që ta shmangni atë, sepse vetëm nëse kapet në fazën fillestare ekziston mundësia e shërimit.

Simptomat kryesore të kancerit të gjirit te meshkujt lidhen kryesisht me:

Ndryshimi në madhësinë ose formën e gjoksit

Skuqje të gjoksit

Ënjtje në sqetull ose në zonën përreth

Ndryshimi në cilësi të lëkurës

Dhimbje të vazhdueshme

Çdo grua duhet të bëjë vetë ekzaminim të gjirit në bazë mujore, vlerësim klinik një herë në vit dhe mamografi pas moshës 40 vjeçare në bazë vjetore. Ky test i fundit ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit te pacientët të cilët nuk shfaqin simptoma të sëmundjes. Por, tashmë duhet që edhe meshkujt t’i drejtohen mjekut për konsulta mjekësore për të parë nëse çdo gjë shkon mirë me shëndetin e tyre.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti