Showbiz22 Gusht 2019, 23:56

Studiuesit japin alarmin, gjumi i keq natën shkatërron kujtesën

Shkruar nga Pamfleti
Studiuesit japin alarmin, gjumi i keq natën shkatërron kujtesën

Studiuesit japin alarmin: Gjumi i pakët ose i tepërt, shkak për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru

Një studim i publikuar nga revista “Current Biology”, tregon se një gjumë i keq gjatë natës, konkretisht një gjumi i shqetësuar, me lëvizjen e shpejtë të syve (faza REM) ndikon negativisht në funksionin e trurit.

Amigdala është një bërthamë me madhësinë e një bajameje, e vendosur thellë brenda lobeve temporale të trurit, dhe është përgjegjës për konsolidimin e kujtimeve për mësimin afatgjatë, si dhe përpunimin dhe ruajtjen e kujtimeve të lidhura me ngjarje që shkaktojnë emocione të forta, si pikëllimi, sikleti, frika dhe ankthi.

Pas zgjimit nga gjumi, vullnetarët në studim që përjetuan një lloj gjumi të ndërprerë REM, ishin më reaguas ndaj ngjarjeve emocionale të një dite më parë, sesa individët që kishin pushuar më mirë, të cilët i etiketuan ngjarjet e një dite më parë si të një rëndësie më të vogël emocionale, nga sa mendonin në fillim.

Ne kemi qenë prej kohësh të vetëdijshëm, se një gjumë i mirë sjell një gjendje më të mirë mendore dhe shpirtërore, rrit përqendrimin dhe forcon aftësinë gjykuese. Ndërkohë, shkenca ka vërtetuar se gjumi luan një rol jetik në ruajtjen e kujtesës. Ajo që ne nuk e kemi ditur qartë, të paktën deri më tani, është se si këto procese të gjumit dhe kujtesës, janë të lidhura potencialisht mes tyre, dhe se si një ndikim negativ tek njëri, shkakton një ndikim mbi tjetrin.

Autorët e studimit, thonë se edhe një natë e vetme privimi nga gjumi, mund të shkaktojë prodhimin e beta-amiloidit, një produkt metabolik që grumbullohet në strukturat e trurit, përfshirë edhe amigdalën, që rregullon gjendjen shpirtërore, emocionet, kujtesën etj dhe aftësinë për të mësuar, dhe që ndikon në zhvillimin ose jo të sëmundjes së Alzheimerit.

Amigdalat ruajnë shtigjet nervore deri në hipotalamus, që rregullon sisteme të rëndësishme biologjike, siç është gjumi, cikli menstrual dhe ritmi cirkadian, dhe ato bashkëveprojnë me hipokampusin, një përbërës kryesor në përpunimin e kujtesës.

Në fakt, qarqet nervore që lidhin hipokampusin në rajone të tjera të trurit, konsiderohen si një “depo” për ruajtjen e kujtimeve episodike, konkretisht ngjarjeve, vendndodhjes së tyre dhe emocioneve që lidhen me to. Që kujtesa jonë të funksionojë siç duhet, duhet të ndodhin tre procese jetike:

Përvetësimi:të mësuarit, ose të përjetuarit e diçkaje të re

Konsolidimi:integrimi i informacionit të ri në tru

Ndërmendja:Qasja tek informacioni, pasi ai është ruajtur.

Lifestyle gjumi i keq natën shkatërron kujtesën Studiuesit japin alarmin