Sport18 Qershor 2018, 14:47

Suedia me Korenë e Jugut na vënë në gjumë, na zgjoni kur të mbarojë ndeshja!

Shkruar nga Pamfleti
Suedia me Korenë e Jugut na vënë në gjumë, na zgjoni

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Suedisë dhe Koresë së Jugut mbaroi me rezultatin 0-0. Një sfidë shumë e dobët, pasi asnjë nga skuadrat nuk dhuroi shumë në fushën e lojës. Vendi nordik kishte më shumë iniciativë, por nuk arriti të shënonte, pavarësisht sulmeve.

Përballë kishte aziatikët qu vendosën mjaft mirë takitikisht dhe ishin në ekuilibër të plotë. Shpresojmë që situatat të ndryshojnë në pjesën e dytë, pasi takimi ishte mjaft i dobët. 45-minutat e para mund të ishin më të dobëta dhe se takimi ndërmjet Marokut dhe Iranit. Shpresojmë që gjërat të ndryshojnë në pjesën e dytë, pasi deri tani më tërheqëse janë telenovelat turke se sa takimi ndërmjet Suedisë dhe Koresë së Jugut.

Suedi-Koreja e Jugut 0-0
Suedi (4-4-2): Olsen; Lustig, Granqvist, Jansson, Augustinsson; Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg; Toivonen, Berg. Tr. : Jan Andersson
Korea e Jugut (4-4-2): Hyeon-uh Jo; Yong Lee, Young-gëon Kim, Hyun-soo Jang, Ju-ho Park; Ja-cheol Koo, Sung-yong Ki, Jae-song Lee, Heung-min Son; Shin-uk Kim, Hee-chan Hëang. Tr. Tae-Yong Shin

Sport Botëror Kore e Jugut Suedi