Politike12 Qershor 2019, 18:55

Sulme pafund ndaj Metës, Rama nuk ndalet: Kur çmendet Presidenti, parlamenti duhet të reagojë

Shkruar nga Pamfleti
Sulme pafund ndaj Metës, Rama nuk ndalet: Kur çmendet Presidenti,

Nga takimi i Divjakës kryeministri i vendit Edi Rama, ka vijuar sulmet pafre ndaj institucionit të Presidentit ku nuk ka nguruar të ritheksojë se nisma për shkarkimin e Metës do të shkojë deri në fund. Rama tha se akti i Metës për anulimin e zgjedhjeve, zbardhi planin dhe “tregoi se ku fle lepuri”. Kreu i qeverisë tha se Meta ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrë dhe se Parlamenti është i gatshëm të reagojë “nëse presidenti çemndet”.

“Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe çfirmos, sikur bota të hynte në logjikën e Metës që firma e cdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej nuk do të kishte më shtet dhe rregull, dhe drejtim, por do të bëhej mbarë bota një rrumpallë e madhe. Prandaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, pa përgjegjshmërie dhe që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet. Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit për sa kohë fuqia e popullit sovran është te parlamenti dhe që parlamenti ka jo vetëm të drejtën, por detyrën të reagojë në emër të sovranit nëse Presidenti çmendet.” – deklaroi kryeministri Rama.

Politike