Bota21 Gusht 2019, 12:02

Sulmi vetëvrasës në dasmë, shkon në 80 numri i viktimave

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi vetëvrasës në dasmë, shkon në 80 numri i

Sulmi vetëvrasës në dasmë, shkon në 80 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës në një dasmë në Kabul gjatë fundjavës ka arritur në 80, kanë thënë dy zyrtarë policorë në Afganistan.

Nga shpërthimi i 17 gushtit ishte raportuar se kanë vdekur 63 persona, mirëpo disa të plagosur më pas kanë ndërruar jetë në spital, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi.

“Nga plagët e marra kanë vdekur edhe 17 persona tjerë dhe 160 janë duke u trajtuar ose në spitale, ose në shtëpi”, ka thënë Rahimi.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur në perëndim të Kabulit.

Ky është sulmi i 17-të që ka ndodhur në Kabul gjatë këtij viti dhe i dyti më i madh në këtë shtet.

Si pasojë e këtyre sulmeve, të paktën 193 persona kanë vdekur dhe gati 900 tjerë janë plagosur.

Ky sulm ka ndodhur teksa Uashingtoni dhe talibanët kanë raportuar se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës 18-vjeçare në Afganistan./REL

Bota grupi militant Nasrat Rahimi sulmi vetëvrasës në një dasmë në Kabul zëdhënësi i ministrisë së Brendshme