Sport15 Tetor 2019, 10:43

Sulmuesi i PSG ndryshon mendjen, lë United dhe i bashkohet Juves

Shkruar nga Pamfleti
Sulmuesi i PSG ndryshon mendjen, lë United dhe i bashkohet Juves

Sulmuesi i PSG-së, Edison Cavani, ka bërë një driblim në merkato, pasi duket se do të lërë thatë Manchester United. “Djajtë e kuq” u interesuan shumë për të rrëmbyer uruguaianin, por ky i fundit preferon të kalojë te Juventus.

32-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka ndërmend të rinovojë me PSG. Ai ka folur me drejtuesit dhe me shumë mundësi do të shohë një mundësi larg Parisit. Calciomercato shkruan se Cavani mund të kalojë me parametra zero te Juventusi në verë për të formuar sulmin me Ronaldon, Higuain dhe Dybala. Ai do të rikthehet në Seria A, një kampionat që e njeh mirë më para se të kalojë në Angli.

Juvja duket e mbipopulluar në sulm, pa harruar faktin se ka një sulm “pleqsh” me Ronaldon dhe Higuain që kanë moshë, ndërsa Cavani do të ishte një tjetër sulmues me moshë të madhe.

Sport Juventus Manchester United PSG