“Supa e burgut” dhe Edi Rama që nuk e vrau kurrë Don Kishotin brenda tij

“Supa e burgut” dhe Edi Rama që nuk e vrau kurrë Don Kishotin brenda tij

Xhisiela u përdhunua në grup nga kopeja e horrave deputetë nga Kruja në Librazhd, shpifësi serial Edi Rama kërkon alibi për krimin që do të kryejë

A ka njeri ta besojë që Edi Rama, grand maestro i rrenës, filozofia e të cilit bazohet në mashtrimin e ditëpërditshëm të opinionit publik, të jetë prekur aq thellë në sedër nga frustrimi mediatik i Xhisielës, sa ta ndjejë për detyrë morale propozimin e një pakete antishpifje?



Një paketë hermetike, ku të ndrydhë çdo zë kundër lartmbrapshtisë së tij.

Djali i llastuar i bllokut po e tregon më së miri që jo vetëm paska qenë adhurues i xhaxhait, që bënte sikur e shante, por po lakmon dhe metodat e tij për të shantazhuar, vrarë e asfiksuar kundërshtarët e vet.

Ky njeri, që bëri rrugë me paradokset e veta prej fshatari ballkanas, ku nga njëra anë kërkon të hiqet si modern dhe për këtë zgjedh poturet, nga ana tjetër si naiv që s’di e s’kupton çfarë i kurdisin pas shpine marionetat e përzgjedhura me kujdes dhe nëpër botë bredh si burrë shteti i idealeve të mëdha, ka një inat gjenetik me mediat, që nuk i përunjen as atij as ndokujt tjetër, por guxojnë e do të guxojnë në të gjitha rrethanat të përcjellin zërin e të vërtetës së kyçur pas 4000 portash të blinduara.

Edi Ramës dhe hovit të tij për t’u kapur pas bulizmit mediatik të disa mediave të blera nga vetë ai, ne si “Pamfleti” i përgjigjemi me qëndrimin tonë korrekt ndaj vajzës, që i ra për hise të gjendej në vëmendjen kryesore të mediave dhe në respekt të të drejtave dhe privatësisë së individëve, ne nuk kemi përdorur as edhe një copë nga fatkeqësia e Xhisielës për të ndërtuar telenovelën tonë.

Pasi Xhisiela mund të quhej Lindita, Xhesika, Linda, Mirela, Senida, Ogerta apo çdo emër tjetër gruaje që dhunohet e përdhunohet sot e gjithë ditën zyrave të kryeministrit dhe darkave mbledh plaçkat e veta, lëpin mirë e mirë vendin e krimit, nën panik e shpresë, që nesër të mos ta ketë ajo radhën të përfundojnë në burg, e detyruar të mbrojë me trup, zë e figurë kriminelin e vet.

Dhe në ndryshim nga Xhisiela, këto gra s’kanë për të guxuar kurrë, aq sa guxoi Xhisiela, para se t’i sulej e gjithë qenëria e Edi Ramës për ta vrarë, djegur e kërcënuar që të heshtë.

Në këtë kontekst përdorimi i dhimbjes njerëzore, megjithëse i padrejtë, është i pashmangshëm kudo në botë, pasi shoqëron të vërteta njerëzore dhe duke qenë pjesa që shet më shumë për shkak të ndjeshmërisë që ngjall, abuzohet më shumë. Por ky është një fakt i njohur prej shekujsh dhe askush nuk guxon të dalë me një propozim aq të çmendur që predikon paketimin e të vërtetës me letër antimedia, për hatër të pasojave psikologjike të viktimave protagoniste të kësaj të vërtete.

Për këtë punë ekzistojnë psikologët dhe qendrat e specializuara.

Këtë absurditet mund ta propozojë vetëm mendja e Edi Ramës, që nuk e vrau kurrë Don Kishotin brenda saj.

Po thonë që Edi qenka prekur keq fare, kur ka parë dhunimin që i bënë Eni Vasili e Blendi Fevziu Xhisielës dhe as ha as pi që nga ajo darkë, sepse siç u pa Xhisielën e kishin pikë të dobët në Partinë Socialiste, nga Kruja në Librazhd dhe vetëm ai vetë pati mbetur pa e përdhunuar, pasi e tërë kopeja me horra policë e deputetë, nga dashuria dhe dhembshuria e madhe, vepruan në grup, por në fshehtësi absolute ama. Ç’a e kanë e kanë. Respektuan privatësinë e viktimës dhe bënë çmos të mos iu dalë as edhe një fjalë.

Pse t’ia nxijnë tjetrës faqen nëpër gazeta e televizione, kur ka grushte, tyta pistolete, presion e cigare për t’ia fikur në trup?

Edi Rama i do dhe i respekton femrat. Këtë e ka treguar gjithmonë. Ai s’mund të lejojë që të vërteta të tilla të dhunimit kafshëror në grup nga horra të veshur deputetë nga vetë ai, të dalin nëpër media, sepse ku shkon morali i partisë kështu?!

A ka më turp për Partinë Socialiste, se sa të identifikohet sot në vitin 2018 me një grup burgaxhinjsh falë Edi Ramës dhe vizionit të tij largpamës, që do të kujtohet gjatë si promotori i denjë i fundërrinave të shoqërisë shqiptare dhe për faktin që kokën më të rëndë në partinë e tij private, zgjodhi atë të kapterr Taulant Ballës.

I madhërishmi, i paarritshmi, mendjendrituri e sypatremburi Edi Rama, i këshilluar dhe me Rexhep Rrajën, Tom Doshin,  Elvis Roshin, Armando Prengën, Çifen, Tërmetin, etj etj., do të propozojë një kuti antishpifje, që ta mbajë tërë të vërtetën në gjirin e partisë, kryetarit dhe mercenarëve të tij dhe të mos ketë burrë nëne që të guxojë ta thotë.

Ah mor Edi i mamës, shumë po i sillesh këtij ligji ti, që kur ke ardhur në pushtet. S’po lë rast të kalojë pa e prekur herë pak, herë shumë, herë keq fare. Mendon e mendon me vete, ah sikur t’ia mbyllja gojën këtyre llafazanëve, se pastaj s’do na dridhej më qerpiku. Do u hynit njerëzve nëpër shtëpi për t’u grabitur plaçkën, dhunuar gruan e vajzën dhe marrë votën me hanxhar. Jo se sot po lini gjë pa bërë. Që kur ke ardhur ti në pushtet, kjo gjë ndodh rëndom periferive, por ajo që ju mungon është ta bëni serbez serbez, derisa ta zbrazni fare Shqipërinë nga shqiptarët. Pavarësisht se ne të Pamfletit jemi të bindur se ti Edi Rama e ke fundin e afërt me të gjithë skandalet që po të plasin për ditë, por sido të venë punët, harroje se t’i fiton mbi fjalën e lirë! Dhe jo vetëm ke për të rënë keqas nga pushteti, por do të jemi ne mediat, që do të angazhohemi personalisht për të qëndisur historinë tënde si megalloman ordiner, me kujdesin e merituar./Pamfleti

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.