Kosova14 Shtator 2022, 14:23

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Veriu i Kosovës më 31 korrik - 1 gusht nga barrikadimi i banorëve serbë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se në natën midis 31 korrikut dhe 1 gushtit ka pasur grupe të armatosura dhe të uniformuara në pjesën e veriore të vendit.

Ai ka njoftuar se për këtë janë duke u bërë ende hetime.

“Kemi dëshmi për prezencë të grupeve të armatosura, të uniformuara, me maska në natën midisi 31 korrikut dhe 1 gushtit. Institucionet tona janë duke punuar për t’i identifikuar ata dhe jemi në rrugë të mirë për t’ia arritur kësaj”, ka bërë të ditur Sveçla.

Ai ka shtuar se këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Është hera e parë që këtë e konfirmon edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjë të cilën ne e kemi thënë qe një kohë e që na është konfirmuara nga aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Sveçla.

Gjatë pasdites së 31 korrikut në veriun e Kosovës u rritën tensionet pasi serbët lokalë kishin vendosur barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë, atë për reciprocitet me dokumente të identifikimit dhe për targa.

Për shkak të situatës së krijuar atje, ky vendim është shtyrë për 30 ditë.

Prishtine veriu i Kosovës Xhelal Sveçla

Kosova