Showbiz31 Mars 2018, 19:39

Sytë nga qielli dhe shprehni dëshirën tuaj më të madhe, sonte Hëna Blu është e dyta dhe e fundit e këtij viti

Shkruar nga Pamfleti
Sytë nga qielli dhe shprehni dëshirën tuaj më të madhe,

Sytë nga qielli dhe shprehni dëshirën tuaj më të madhe, sonte Hëna Blu është e dyta dhe e fundit e këtij viti

Sonte, më 31 mars 2018, ajo Hënë që do të shikoni në qiell gjatë gjithë natës quhet Hëna Blu. Në fakt, është e dyta dhe e fundit Hënë Blu e këtij viti. Siç njihet nga të gjithë, Hëna Blu është Hëna e dytë e plotë gjatë një muaji kalendarik. Janari kishte dy hënë të tilla, edhe marsi po kështu ka dy.

Dy Hëna Blu gjatë një viti të bën të besosh se kjo dukuri qiellore është mjaft e rrallë. Duke iu referuar viteve, kjo mund të vërtetohet lehtësisht.

I fundit vit, gjatë të cilit Hëna Blu është shfaqur dy herë ka qenë viti 1999 dhe sërish, pas Hënës së sotme, nuk do të ndodhë më deri në vitin 2037.

Një vit kalendarik me dy Hëna Blu ndodh atëherë kur ka 13 Hëna të Plota brenda një viti dhe, përveç kësaj, muaji shkurt nuk ka asnjë Hënë të Plotë. Kjo është fiks ajo që ndodh në vitin 2018. Shkurti nuk kishte Hënë të Plotë, ndërsa janari dhe marsi kishin dy. Kështu, Hënat e Plota të 31 janarit dhe 31 marsit krijojnë atë që quhet Hëna Blu.

Shkurti është muaji i vetëm kalendarik që nuk ka pasur Hënë të Plotë. Para 2018-ës ka qenë një muaj tjetër shkurt pa Hënë të Plotë, 19 vjet më parë, në vitin 1999. Dhe – siç mund të kuptoni – edhe viti i ardhshëm në të cilin do të ketë dy Hëna Blu do të jetë ai pas 19-vjetësh – në viti 2037 – dhe shkurti në atë vit, sërish nuk do të ketë Hënë të Plotë. Po kështu, edhe janari, edhe marsi do të kenë dy Hëna Blu.

Këtë vit, ndodhi eklipsi i plotë hënor, më 31 janar 2018. Nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, në 2037-ën, një tjetër eklips hënor i Blue Moon do të ndodhë më 31 janar.

Ka diçka interesante gjatë kësaj periudhe 19-vjeçare në lidhje me Tokën? Po! Gjatë periudhës 19-vjeçare, fazat e Hënës bien afër ose pothuaj datave kalendarike, pasi 19 vjet kalendarikë janë pothuaj 235 muaj hënor (235 kthehet në të njëjtën fazë). Ka 235 Hëna të Plota, por vetëm 228 muaj kalendarikë (19 x 12 = 228) në këtë cikël 19-vjeçar. Prandaj 7 (335 – 7 = 228) nga këto 228 muaj kalendarikë duhet të përmbushin një Hënë të Plotë shtesë.

Për më tepër, meqenëse shkurti është një muaj që nuk ka Hënë të Plotë, mund të llogaritet një Hënë e plotë që bie muajin tjetër (janar, mars). Prandaj kemi gjithsej 8 Hëna Blu gjatë ciklit të ardhshëm 19-vjeçar.

Lifestyle